Fjalë dashurie, det mrekullie Nga ty sa shpesh dëgjoja Ku e dija unë kuptimin e tyre Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja Fjalën të dua nga buzët e tua Më the të lutem shqiptoje Nuk je hije që më ndjek ti mua E vërteta ti je bota ty të dua Fluturoja me avionin Qe e lindi imagjinata Ku e dija unë kufirin Ku ish dita, ku ish nata Le të vdisja asgjë s'doja Bota ish në kraht e mia Vetëm fjalë kisha dëgjuar Është e çmëndur dashuria Çastin jetoj, s'dua të mendoj Jeta është një film, është si një lojë Jetoj ndonjëherë dhe kot I trazuar shpirti gaz e lot E gjithë bota iluzion është Iluzion Fjalë dashurie, det mrekullie Nga ty sa shpesh dëgjoja Ku e dija unë kuptimin e tyre Doja doja dashurinë unë të ndjeja Nuk je hije që më ndjek ti mua E vërteta ti je bota, ty të dua Fluturoja fluturoja Dhe të vdisja asgjë s'doja Bota ish në kraht e mia Vetëm fjalë kisha dëgjuar Është e çmëndur dashuria Çastin jetoj, s'dua të mendoj Jeta është një film, është si një lojë Jetoj ndonjëherë dhe kot I trazuar shpirti gaz e lot E gjithë bota iluzion është Iluzion