O merrmë o fllad Dhe si një gjethe lëshomë ti larg O lërmë trishtim Më ler të endem drejt fatit tim Makina ecën me shpejtësi Plepat lëmon i ëmbli fllad Drejt horizontit nxitoj unë tani Ku me thërret shpirti im endacak Fotografia e nënës në xhep Dhe një cigare e shtypur aty O nënë po iki diku atje tej Do të mësohem të rroj dhe pa ty O merrmë o fllad Dhe si një gjethe lëshomë ti larg O lërmë trishtim Më ler të endem drejt fatit tim Kjo vesë e hënës Sytë po mi lag, mi lag (Instrumental) Kjo hënë e vogël sa pika e vesës Të tjerë qytete ndriçon këtë natë Rrugë e panjohur është liria Ku më thërret shpirti im endacak Në çdo qytet ku une do ndaloj Vec i panjohur dua të jem Një kalimtar pa lidhje me turmën Dua qetësi, çdo lidhje më tremb O merrmë o fllad Dhe si një gjethe lëshomë ti larg O lërmë trishtim Më ler të endem drejt fatit tim Kjo vesë e hënës Sytë po mi lag, m'i lag (Instrumental) Heej, o merrmë o fllad Dhe si një gjethe lëshomë ti larg O lërmë trishtim Më ler të endem drejt fatit tim