N'festë të pavarësisë o, Sytë te ti jan ndal. Kur ma preken doren o, Zëmra mu ka ndal. N'festë të pavarësisë o, Sytë te ti jan ndal. Kur ma shkele synin o, Fryma mu ka ndal. Sytë e tu, sytë e tu rreze lire, Ti je lule pavarësie. Dashunia flet me sy, Flet me mu e flet me ty, Flet me mu e flet me ty. N'festë të pavarësise o, Dy gëzime m'kan ardh. Për ty e lirinë o, Roje kam me u ba. N'festë te pavarësise o, Dy gëzime m'kan ardh. Për ty e atdheun o, Roje kam me u ba. Sytë e tu, sytë e tu rreze lire, Ti je lule pavarësie. Dashunia flet me sy, Flet me mu e flet me ty, Flet me mu e flet me ty. Do t'i bahëm roje o, Asaj zëmres sate. S'e kisha dasht jeten o, Pa dashurine tane. S'e kisha dasht jeten o, Pa dashurine tane. Sytë e tu, sytë e tu rreze lire, Ti je lule pavarësie. Dashunia flet me sy, Flet me mu e flet me ty, Flet me mu e flet me ty.