Kishore Kumar Hits

Elina Duni - Mos Ki Frike lyrics

Artist: Elina Duni

album: Muza E Zeze (The Black Muse)


Mos ki frikë shpirt
Ja po shkoj edhe unë
Larg teje nëpër natë
E vetme
Mes qenjve që ulërijnë
Se hëna i ka marrë inat
Më jep një puthje të fundit
Dhe një drithërimë më tej
Mbylle derën
Dhe me lotët e tu
Kyçe zemrën
Dhe më mos më ndjej
Ja po zhdukemi
Unë dhe ëndrrat e mia
Larg larg larg
Përtej reve, maleve dhe heshtjes
Për ty do të mbetemi veç një
Varg
Mos ki frikë shpirt
Se koha shëron
Gjithçka
Përveç budallenjve
Sado e dhimbshme të duket sot
Nesër asgjë
S'është më e pafundme
Më jep një puthje
Dhe vrapo larg meje
Dhe vrapo e gjej nje mal
Kafshoji buzët
E ngjitu sa më lart
Dhe atje në majë
Emrin tim fort piskat
Dhe do shërohesh
Nga unë dhe ëndrrat e mia
Do na hedhësh larg
Përtej reve, maleve dhe heshtjes
Per ty do të mbetemi veç një
Varg

Поcмотреть все песни артиста

Other albums by the artist

Similar artists