Hej Kam rrit shtatin Ndër këto male. Bashkë me qingja edhe dele Me bylbyla nër zabele. Mbas kumbanës lojë e gëzime Si shqiponja ime. O era lun me barin o naninani O ani shoqet lozin o naninani O fusha gaz po veshet o naninani O lule e bar po qeshin naninani O dridhet mali ç'ka u ba? O lujnë bareshat në shulla. Hej po tingëllojnë Shumë kumbana. Po gurgëllon proi malore Lart në qiell bjeshka me bore. N'bjeshkë dashnia brengë e madhe Sot nji fyell nuk kallet.