Kishore Kumar Hits

Shpat Deda - Kërkon lyrics

Artist: Shpat Deda

album: Rrugës


Po sillesh e kërrkah s'po shkon
Je ka dridhesh e kurrgjo s'po t'knon
Po lëpihesh e s'un po shijon
Vazhdon
Kërkon
Nashta kfillësh, nashta përparon
Nashta ngihësh e s'e njeh kërrkon
Nëse flliqesh mirë s'un përfundon
Vazhdon
Kërkon
Me lypë mirë
Gjen mirë
T'kish qenë vështirë
Nuk kish dijtë kërrkush me e gjetë
Kur gjen mirë
Osht ma lehtë
Veç kur e gjen
Ti vendos a don me e zgjedhë
N'jetë najher nuk ki çka bon
Dikush ban lehtë, dikush pak ma ron
E kur pesha shpirtin ta dërrmon
Vazhdon
Kërkon
A vun a rrnon ftyra ta kallxon
Se qysh t'rrudhësh rrudhat i palon
Kur shpresa ik larg e të harron
Vazhdon
Kërkon
Me lypë mirë
Gjen mirë
T'kish qenë vështirë
Nuk kish dijtë kërrkush me e gjetë
Kur gjen mirë
Osht ma lehtë
Ma lehtë, ma lehtë
Veç kur e gjen
Ti vendos a don me e zgjedhë
Me lypë mirë
Gjen mirë
T'kish qenë vështirë
Nuk kish dijtë kërrkush me e gjetë
Kur gjen mirë
Osht ma lehtë
Veç kur e gjen
Ti vendos a don me e zgjedhë

Поcмотреть все песни артиста

Other albums by the artist

Similar artists