Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, Fjalët ti m'i ktheve në harrim, Në qiell është hëna, S'i them dot hënë S'të flas dot për mjegullën në agim. Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, Në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj. Pastaj do të përkund në një djep-këngë, Me hënën flokëve si karficë e bardhë. Dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen, Më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi. Mbi ta mbështete kokën, Dhe për një çast ti pendë do të kthehesh, Brenda meje do të vërtitesh, shpirt! Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, Kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë, U këput një gjethe nga një pemë, E verdhë si harresa ... ishte vjeshtë.