Kishore Kumar Hits

403 - Përralla lyrics

Artist: 403

album: Përralla


Në një kasolle të vogël, dikur dhe diku larg
Buzë detit jetonte një fis për mrekulli
Ai, burrë për mburrje dhe një baba trim
Ajo grua shëmbull dhe nënë si më e mirë
Quni një diell që u bënte dritë,
Shpatë që çante rrugë, një trim që s'njifte frikë
Por një ditë papritur, ashtu legjenda thot
Egërsira ra mbi breg, mori jetë dhe e la një lotë.
Një djalë ngeli pa nënë, babanë s'e kishte gjetë
Mori rrugë vetëmie, aspak s'e kishte lehtë
Flitej që rritej për të qënë sa më i fortë
Për një ditë që e priste vetëm ai në kte botë
Një burrë ngeli pa gruan, për qunin humbi shpresë
E mbante gjallë deshira që një ditë të kthehet n'breg
Atëherë kurë egërsira nga deti do të vijë
Dhe një herë të nxirte shpatën dhe priste me qetësi
Hëna e re e shiut të tridhjetë
Në breg takoi një të ri dhe një plak
Të veshur në mburje dhe trimëri
Në ditën e dhuruar për ta nga perenditë
Nga ana tjetër deti që fshihte një errësirë
Udhëtonte drejt bregut por jo pa pasur frikë
E dinte se kte rradhë nuk do të jetë sikur gjithmonë
Do jetë një ditë e madhe, për te do flitet
Vonë e vonë
Legjenda thot se edhe engjujt ishin dëshmitarë
Të një lufte të madhe një luftë të paparë
Ku hëna dhe dielli së bashku ishin në qiell
Zjari, uji dhe era ishin në tokë
Në fund të luftës ata e kuptuan
Se ishin babë dhe birë, prandaj dhe e fituan
Që nga ajo ditë edhe perenditë e thanë
Se një baba dhe bir gjithmonë do të fitojnë...

Поcмотреть все песни артиста

Other albums by the artist

Similar artists