Kishore Kumar Hits

403 - Perralla E Fundit lyrics

Artist: 403

album: Perralla E Fundit


Askush nuk foli e as nuk këndoj për te
Nuk e përmendin, pak kohë që është nën dhe
Unë do t'ju flas se më duket pak vetja si ai
Ështe një këngë, flet vetëm për një gjeth
Që tërë kohën e kaloi në lartësi
I vetmuar, i pathyer, kishte një qëllim
Ishte pjesë e vogël e një trungu shumë të madhë
I vendosur në një degë diku në fund
Ishte ky që këtij trungu i jepte gjallëri
Kishte detyrë të rinte aty si mburojë
Deri sa jeta e tij mos mari fund
Të kujdesej dhe të mbronte një lule dhe një frut
Kalonin ditët, kalonte borë dhe shi
Kalonte dielli, kaluan shumë stuhi
Kjo ishte lufta që natyra e bënte me kte gjeth
Kaluan stinët, kaluan vite shumë
Gjethi detyrën e kishte kryer deri në fund
Dhe erdhi koha që ai të largohej nga kjo degë
Ishte Shtatori kur gjethi fluturoi
E ktheu kokën, për herë të fundit i shikoi
Lulën dhe frutin e rritur që për te ishin gjithcka
E dinte se kur të vijë Janari
Nuk do t'i dihet as varri
Por thellë në zemër e dinte se shpesh do t'a kujtojnë

Поcмотреть все песни артиста

Other albums by the artist

Similar artists