Kishore Kumar Hits

Vlashent Sata - Copëzat lyrics

Artist: Vlashent Sata

album: Copëzat


Sa fillon dita, e shikon dritën, prap ftyren tande e mblon
Mbrapa jastekut, vij un me t'zgju.
M'largon dhe mu,
Deri sa vjen vet.
Me sy mbyllur m'përqafon,
Trupat tonë bashkon.
Ma fort m'shtrëngon ti.
Sa herë t'shikoj n'sy qeshesh ti si dielli ma i ngrohtë
E plotë, e vogla ime, e plotë je e madhe sa nje Botë,
E mos dysho në vete mos dysho kot,
Se copëzat e tua t'kanë ba ça je ti
Se copëzat e tua t'kanë ba kush je ti, sot.
Ecën tuj kcy je krejt si fmi
Ban gjithë njerzit n'rrugë kokën m'e kthy
T'tanë don me i gzu kjo t'lumturon
Dhe nqs brenda teje asgjë nuk shkon, e je trishtu
Gjen ti dritën, trishtimin me e shu, me ndriçu, ti.
E di s'asht' e lehtë,
Me ba sot besim n'njerëz, merret për dobsi në t'vërtete
Normal që ke frikë me m'tregu ti për vete, me m'tregu ti dobsitë.
Veç dije n'zemrën time mundesh me pushu
Se t'tana copëzat e tua,
Ty
Ti
Du.
Sa herë t'shikoj n'sy qeshesh ti si dielli ma i ngrohtë
E plotë, e vogla ime, e plotë je e madhe sa nje Botë,
E mos dysho në vete mos dysho kot,
Se copëzat e tua t'kanë ba kush je ti, sot.
Sa herë t'shikoj n'sy qeshesh ti si dielli ma i ngrohtë
E plotë, e vogla ime, e plotë je e madhe sa nje Botë,
E mos dysho në vete mos dysho në ne kot,
Se copëzat e tua ti ruj unë
Se copëzat e tua ti ruj unë,
Sot.

Поcмотреть все песни артиста

Other albums by the artist

Similar artists